LAJMI I FUNDIT:

​Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e kufirit me Kosovën po zbatohet

​Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e kufirit me Kosovën po zbatohet

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e kufirit me Kosovën si masë parandaluese ndaj coronavirusit po zbatohet. Përveç automjeteve që bartin mallra dhe atyre zyrtare, shtetas apo automjete tjera nga Kosova nuk po lejohen që të kalojnë në pikën kufitare në Morinë në drejtim të Shqipërisë.

Vendimi për mbylljen e kufirit nga ana e Shqipërisë ka nisur sot nga ora 06:00 të mëngjesit, ndërsa kjo masë do të zgjasë deri me datë 15 mars të këtij viti, në ora 24:00.


Në pikën kufitare në Morinë ndodhen edhe ekipe mjekësore që po kontrollojnë qytetarët që po hyjnë  nga territori i Shqipërisë.

Mbylljen e kufirit nga Shqipëria për qytetarët e Kosovës dikush e sheh si masë të mirë parandaluese ndaj këtij virusi, por dikush edhe po e kundërshton.

Në paraditen e sotme rrugën drejt shtetit shqiptar vetë i katërti e kishte marrë Rexhep Ajeti nga komuna e Lipjanit, i cili tha për KosovaPress, se nuk po lejohet nga pjesëtarët e Doganës të Shqipërisë që të kalojnë pikën kufitare në Morinë, pas mbylljes së kufirit nga ana e Shqipërisë.

Ajeti thotë se ndonëse ndihet i rrezikuar e ka marrë këtë rrugë, pasi vëllai i tij së bashku me familjen kanë pësuar aksident.

I frustuar për mbylljen e kufirit u shpreh Xhavit Meha, i cili nuk u lejua të kalojë në anën e Shqipërisë. Ai për KosovaPress, thotë se ka zgjedhur Shqipërinë që të kalojë vikendin ndonëse në këtë vend ka edhe viktima nga virusi COVID19.

Ai madje thotë se nuk ka marrë ndonjë informacion më herët se kufiri do mbyllet.

Qeveria shqiptare në kuadër të të gjitha masave karshi coronavirusit, ndonëse e ka mbyllur kufirin për qytetarët e Kosovës, nuk e ka mbyllur edhe qarkullimin mallrave nga Kosova.

Të rrezikuar po ndihen shoferët e maunave të mallrave që pothuajse çdo ditë udhëtojnë drejtë Shqipërisë.

Beqir Daka i cili po barte mallra drejt territorit shqiptar kërkon kujdes të shtuar.

Ndërkohë, shumë qytetarët që po hynin nga Shqipëria në Kosovë, thonë se është mirë që po ndërmerren masa dhe kontrolle mjekësore.

Riza Ceka nga Deçani i mirëpret masat e ndërmarra nga Kosova për t’u mbrojtur nga COVID19, por sipas tij, më shumë është duke u krijuar panik tek qytetarët e Kosovës.

Këshilla si të mbrohemi nga Coronavirusi:

Si duhet pastruar duart në mënyrë efikase:

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori