LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për naftën mirëpritet nga qytetarët, e kundërshtojnë naftëtarët

Vendimi për naftën mirëpritet nga qytetarët, e kundërshtojnë naftëtarët

Për 90 ditët e ardhshme, çmimi i naftës në Kosovë do të kontrollohet. Vendimi që u mor një ditë më parë nga Ministria e Tregtisë, po mirëpritet e cilësohet i vonuar nga qytetarët por Shoqata e Naftëtarëve tashmë ka dorëzuar një ankesë për të njëjtin.

Janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës por çmimi i naftës dallon nga një pompë e derivateve në tjetrën.


Pikërisht kjo dhe dallimet në disa raste edhe të mëdha, kanë bërë që Ministria e Tregtisë të rikthej pas një kohe të gjatë kontrollimin e çmimit të derivateve.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Vendimi megjithëkëtë po cilësohet i vonuar nga shoferët.

“Nuk është në rregull me i ndërru tërë kohën, mirë është me marr një vendim, në krahasim me standardin tonë çmimet janë të larta, shumë vendim i vonuar,  është dashtë shumë ma herët mu marr ky vendim”, ka thënë Zeqir Gashi – shofer.

“Ka dallime shumë nëpër pompa, dje është marr një vendim po sot e pamë që s’ka ndryshu asgjë, çmimet çdo ditë po rriten”, ka thënë Liridon Arifi – shofer.

Dallime në çmime ka edhe nga komuna në komunë.

Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e MINT-it për caktimin e marzhës tregtare për naftën
Lexo po ashtu Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e MINT-it për caktimin e marzhës tregtare për naftën

“Ditëve të kaluar me ka ra puna nëpër teren ka Ferizaji e Gjilani ka ndryshime të mëdha të naftës dhe nuk e di ku jetojnë, p.sh në Gjilan e ki 1.32 cent, këtu e sheh 1,42 deri 1,47 dhe nuk e di pse kështu. Ky vendim është i vonuar”, ka thënë Ekrem Gashi- shofer.

Por, kundër vendimit të Ministrisë ka dal shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Ata kanë dorëzuar një kërkese tek Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Aty kërkohet që vendimi të merret bazuar në inflacionin e vitit 2024.

Të njëjtit kanë kërkuar një takim me dy udhëheqësit në fjalë, derisa kanë kërkuar që marzha tregtare maskimale e lejuar në shitjen me shumicë të jetë 2.3 centë për litër dhe maksimalja e lejuar për shitjen me pakicë të jetë 14 centë për litër.

Vendimi i Ministrisë ka hyrë në fuqi të mërkurën dhe mbetet në fuqi për 90 ditë.