Vendimi i Gjykatës së Hagës – të jetë i drejtë për shqiptarët
Pas shumë pritjesh, shpresash e zhgënjimesh, sipas një lajmi të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Hagës, të premten më 9 nëntor u njoftua se pas më shumë se dy vjetësh hetimi dhe një maratone rigjykimi e cila zgjat që nga 21 korriku i vitit 2010, më në fund më 29 nëntor të vitit 2012, vetëm një ditë pas jubileut kombëtar të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, do të bëhet i ditur vendimi përfundimtar i Gjykatës së Hagës ndaj Ramush Haradinajt.
Është e njohur dhe e ditur për të gjithë, se pas gjykimit të parë i cili zgjati për rresht tri vjet me radhë, me vendimin e marrë nga Paneli Gjykues, ish kryeministri u lirua vetëm më 3 Prill të vitit 2008, pra rreth dy muaj e gjysmë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si i pafajshëm për të gjitha akuzat, duke u lejuar që të kthehej në vendlindje dhe atdheun e tij, për lirinë dhe pavarësinë e të cilit kontribuoi dhe dha shumë ai dhe familja.
Por, lirimi dhe pafajësia e tij e shpallur nga kjo Gjykatë, siç edhe do të dëshmohej më vonë, ishin të përkohshme dhe do të zgjasnin vetëm deri më 21 korrik të vitit 2010, kur Tribunali i Hagës do të "pendohej" për vendimin e marrë nga Gjykata e tij, e cila pas 17 vitesh krijimi, për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj si e tillë, do të merrte një vendim për kthimin në rigjykim të ndonjë të liruari me unanimitet, siç ndodh me rastin e Ramush Haradinajt.
Herën e parë Ramushi u mor papritmas dhe në kohën kur sapo kishte filluar të dëshmonte në vepër, vlerat e tij udhëheqëse dhe frytet e instalimit të shtetit ligjor: më 5 mars të vitit 2005, derisa kryente me përkushtimin më të lartë njerëzor funksionin e Kryeministrit të qeverisë së sapoformuar të Kosovës, të cilën edhe pse do ta udhëhiqte vetëm për kohë të shkurtër, megjithatë që në 100 ditshin e parë arriti të bëhej shembull i suksesit dhe qeverisjes së mirë të vendit.
Kjo ishte koha kur edhe pse ish kryeministri padrejtësisht do të akuzohej nga Gjykata e Hagës për krime lufte, pa asnjë hezitim dhe vullnetarisht do të dorëzohej vet atje, pa ndjekje policësh dhe masa tjera ligjore ndaj tij, duke besuar në Gjykimin e drejtë të Gjykatës. Ndaj, edhe përkundër 37 akuzave që padrejtësisht rëndonin mbi të, atëbotë në mungesë të fakteve, ai do të lirohej për t`u kthyer si triumfues i madh i pafajësisë në atdhe.
Megjithatë, përkundër lirimit të tij të shpallur rreth dy vite më parë, pra më 3 prill të vitit 2008 nga Gjykata, në korrik të vitit 2010, në kohën kur Ramush Haradinaj tani bënte detyrën e kryetarit të AAK-së dhe ishte i preokupuar me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që parashiheshin të mbaheshin në Kosovë, për çudinë e shumëkujt, mu këtë njeri të dëshmuar të sakrificave për komb dhe luftëtarin e pa kompromis për atdhe, do ta thërriste edhe një herë po e njëjta "shtëpi" e drejtësisë , në mënyrë që ai të paraqitej përherë të dytë para Tribunalit të saj, siç thuhej shprehimisht – për rigjykim.
Sipas njoftimeve më të reja, i ashtuquajturi rigjykim ndaj Ramush Haradinajt, tani do të zgjasë deri nga fundi i nëntori të vitit 2012, kur edhe pritet që kjo Gjykatë të marr një vendim i cili nuk mund të jetë tjetër përveçse përsëritje e ish vendimit të parë dhe rishpallje e pafajësisë së tij.
Pra, pas gjithë kësaj odisejade të orkestruar ndaj ish Kryeministrit të Kosovës dhe një periudhe të gjatë gjykimesh e rigjykimesh ndaj tij, vendimi që do të merret nga kjo Gjykatë më 29 nëntor të këtij viti, tanimë vetëm një ditë pas mbajtjes së festimit të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar (derisa herën e parë do të lirohej rreth dy muaj e gjysmë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës) duhet të jetë i fundit dhe i pakthyeshëm asnjëherë.
Ky vendim i Gjykatës së Hagës, jo vetëm se ndryshon nga i pari, por edhe pritet me më shumë kureshtje nga publiku ynë kombëtar dhe qarqet ndërkombëtare gjithandej në vend dhe notë. Ndaj, le të jetë i fundit dhe që nuk guxon të përsëritet më në asnjë formë as mënyrë. Për të qenë i tillë, ai duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm, përfundimtar dhe i pranueshëm edhe për Ramush Haradinajn, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët kudo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDigjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe