Të martën e 31 janarit Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dalë me një njoftim përmes të cilit ka thënë se në mbledhjen e 30 janarit të Senatit të UP-së, në pikën e dytë të rendit të ditës, u konfirmua gjetja e Këshillit të Etikës së UP-së, e cila i shpallë plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.
“Tashmë gjetja e ORCA-s që këta të dy janë plagjiatorë, e cila për herë të parë u bë publike në vitin 2021, e mban edhe vulën e Senatit të Universitetit të Prishtinës edhe atë të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës” – ishte thënë ndër të tjera në njoftimin e bërë nga ORCA.
Ndërkaq, në një përgjigje për KALLXO nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP) kanë bërë të ditur se vendimet e Këshillit të Etikës për konfirmim të masave ndëshkuese të shqiptuara ndaj profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati janë kthyer nga Senati për shqyrtim të sërishëm.
“Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e rregullt të datës 30.1.2023, i ka konfirmuar vendimet e Këshillit të Etikës, me nr. prot. 5/67, 5/68, 5/69, 5/70, 5/71, 5/72, 5/73, të datës 9.12.2022, si dhe vendimin me nr. prot. 5/500, datë 21.12.2022. Këto janë vendime të Këshillit të Etikës për konfirmim të masave ndëshkuese të shqiptuara për shkelje të rënda disiplinore, të shqiptuara me vendimet paraprake, e të cilat janë kthyer nga Senati për shqyrtim të sërishëm dhe konfirmim nëse masat janë adekuate dhe në raport të drejtë me shkeljen e kryer disiplinore”– thuhet në përgjigje.
Gjithashtu, nga rektorati i UP-së kanë bërë të ditur se momentalisht këto vendime të Senatit për konfirmim të vendimeve të Këshillit të Etikës nuk janë të ekzekutueshme për arsye se pasi palët e pakënaqura mund ta ushtrojnë të drejtën e ankesës brenda afateve të cilat i parasheh legjislacioni në fuqi.
“Sipas përcaktimit të paragrafit 3 të nenit 9 [E drejta e ankesës] të Rregullores me nr. prot. 857, datë 11.4.2017, për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik të Universitetit të Prishtinës, vendimi i Senatit si shkallë e parë për shkelje të rëndë, mund të ankimohet pranë Këshillit Drejtues të UP-së. E drejta e ankesës ndaj vendimeve të organeve të Universitetit është e rregulluar edhe në nenin 189 të Statutit”- thuhet tutje në përgjigje.
Mediumi ka provuar të marrë një qëndrim nga profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati në lidhje me njoftimin e bërë nga ORCA.
“Jo, nuk kam çka me komentu për një çështje që tash e dy vjet flitet. Nuk kam asgjë çka komentoj përveç atyre që i kam deklaruar dhe nuk jam i interesuar fare të merrem me këtë çështje”, ka deklaruar Dugolli.
“Jo, jo, unë nuk kam pranuar, pyet në rektorat mos më pyet mua, unë nuk kam qenë aty, nuk kam marrë pjesë”- ka vijuar Dugolli.
Po ashtu mediumi i ka dërguar pyetje edhe Ardian Kastratit dhe ka provuar të marrë një përgjigje nga ai por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Kastrati nuk ka kthyer përgjigje.
Në qershor të vitit 2021 ORCA kishte mbajtur një konferencë për media ku kishte akuzuar për plagjiaturë dy profesorët e këtij Universiteti, Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin.
Dibran Hoxha nga ORCA para mediave kishte thënë se, ky aksion kishte filluar pas marrjes së një denoncimi anonim për plagjiaturë në punimin ‘Diplomacy Through the Ages of Histori: Theorotical Analysis of the Concept”, me autorë Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli i publikuar në vitin 2017.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës