LAJMI I FUNDIT:

Vendi që koha (gati) e harroi: Shqipëria, një atraksion i fshehur turistik (Foto)

Vendi që koha (gati) e harroi: Shqipëria, një atraksion i fshehur turistik (Foto)

Shqipëria është fshehur nga bota për 50 vjet, por tashmë ky vend i bukur po shfaq magjinë e tij, raporton Lesley Bellew për “worldofcruising.co.uk”. Në reportazh flitet për bukurinë përrallore të vendit tonë dhe për disa kuriozitete që njerëzit duhet t’i dinë përpara se të vizitojnë Shqipërinë.

Është afër me Italinë, por më pranë me Greqinë. Por, për më shumë se një gjysmë shekulli, Shqipëria ka qenë jashtë vëmendjes. Nën sundimin paranojak të diktatorit Enver Hoxha nga vitet 1945 deri 1985, ishte një vend ku vështirë hynte dikush dhe madje pak janë lejuar që të largohen.


Demokracia erdhi në vitin 1991 dhe turizmi nisi që të zhvillohej ngadalë. Vizitorët tani përbëjnë 6 për qind të të ardhurave kombëtare të Shqipërisë dhe vendi mirëpriti rreth 3.4 milionë turistë në viti 2014. Tani, linjat e lundrimit po tregojnë interes serioz për bregdetin relativisht të paprekur të Jonit dhe numri i anijeve me turistë është gjithmonë në rritje.

Saranda është njëra nga pasuritë më të mëdha, që ka hotele elegante, bare, restorante dhe mbi qytet ndodhet kalaja e Lekursit, që ofron një pamje të mrekullueshme mbi gjirin e bukur. Qyteti gjithashtu shërben si një portë e pasurive të rëndësishme arkeologjike. Butrinti ka një rol të rëndësishëm për turizmit. Është një qytet i lashtë grek, e romak dhe që ndodhet në gadishullin e Ksamilit. Me teatrin e tij të lashtë grek, banjat romake dhe kullat veneciane, Butrinti ofron një kryqëzim të jashtëzakonshëm të historisë shqiptare.

I është dhënë statusi i trashëgimisë botërore nga UNESCO, si një nga vendet më të mira arkeologjike të ruajtura në Evropë, edhe pse shumica e qytetit është ende i groposur.

Aty pranë është manastiri i shekullit të XII-të Mesopotamian dhe Syri i Kaltër, që ndodhet në lumin Bistrica. Thellësia e tij është një mister dhe shumë zhytës kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të arritur në fund të Syrit të Kaltër. Merrni një gur dhe hidheni në qendër të Syrit të Kaltër dhe do të zbuloni se sa mister ndodhet në të.

Një tjetër opsion turistik që ka statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO është Gjirokastra. Vendosur në faqen e Malit të Gjerë dhe në anë luginës së lumit Drino, ish-qyteti tregtar otoman ofron një arkitekturë për tu admiruar dhe kështjella madhështore dominon pamjen e qytetit.

Nëse preferoni të çlodheni, merrni rrezet e diellit dhe të shihni një pamje të bukur, Ksamili është vetëm 15 km larg Sarandës dhe është një vend i përsosur për shëtitje, ndërsa plazhi është fantastik me një det të pasur si kristali.

Shqipëria është shtëpia e më shumë se 3.250 lloje të bimëve – duke përfaqësuar rreth 30 për qind e të gjithë florës evropiane – dhe pyjet e vendit janë një habitat për ujqërit gri, arinjtë ngjyrë kafe, derrin e egër, rrëqebullin e Ballkanit, macet e egra, kunadhen e pishave dhe qelbësin. Rajonet shkëmbore në bregdetin shqiptar, ofrojnë habitatë të mira për fokat-murg të Mesdheut dhe nëse jeni me shumë fat, ju mund të shikoni edhe simbolin e shqiptarëve, shqiponjën e artë.

Kuzhina shqiptare është e thjeshtë, por shumë e shijshme dhe e ndikuar fuqimisht nga historia e pushtimit të gjatë nga grekët, romakët dhe turqit. Pjata të shkëlqyera me ushqim deti mund t’i gjeni në Sarandë dhe çmimet janë të favorshme në krahasim me vendet e tjera turistike në Mesdhe.

Kuzhinieri i famshëm Rick Stein, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, u entuziazmua rreth ushqimit të detit dhe mënyrës së gatimit të mishit. Ai mësoi se si të bëjë çomlek me lepur dhe tavë kosi. Stein gjithashtu mësoi se si të ecte me mbi një mushkë dhe të ngjiste malin për t’iu bashkuar barinjve e të gatuanin atje qengjin në hell. Ai ishte magjepsur nga ajo që gjeti në Shqipëri dhe premtoi se do të kthehej sërish atje.

Për fund, a e dini se?

– Nënë Tereza e Kalkutës ishte shqiptare

– Shqipëria mund të jetë një ekonomi relativisht e pazhvilluar, por ajo ka internetin më të shpejtë dhe lirë në Evropë.

– Shqiptarët tundin kokën kur thonë “po” dhe e lëkundin atë kur thonë “jo”

– Poeti Lord Bajron ka udhëtuar nëpërmjet Shqipërisë gjatë turit të tij të Madh në Mesdhe përgjatë vitit 1809 dhe e ka vlerësuar bukurinë e vendit në poemën e tij “Shtegtimi i Çajlld Harolldit”!

– Lazarati, një fshat në pjesën jugore të vendit u konsiderua një herë kryeqyteti i prodhimit të kanabisit në Evropë. Në vitin 2014, më shumë se 800 policë zbarkuan atje për të goditur këtë aktivitet.

– Shqipëria është e pasur me bunkerë betoni, ndërtuar gjatë viteve të Hoxhës, sepse diktatori ishte frikësuar nga sulmi. Shumica e 750 mijë bunkerëve nuk u përdorën dhe shumë janë shkatërruar, ndërsa të tjerët janë duke u shndërruar në shtëpi, kafene apo muze.

– Ishulli i Sazanit në Luftën e Ftohtë u bë një vend ushtarak dhe atje u ndërtua një bunker anti-bërthamor. Tashmë vendit është kthyer në një atraksion turistike. /Silvana Muça/gazeta-shqip.com/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori