Vendi ku të jetosh me të vdekurin është traditë (Foto)

Në ishullin Sulawesi, në Indonezi, fisi Torajan beson se një njeri vdes në momentin kur në varrimin e tij sakrifikohet një buall uji, që do t’i shërbejë si “mjet transporti” për botën e përtejme.
Deri në atë moment, trupat e pajetë të të ndjerëve mbahen në shtëpi, për ditë, javë e deri vite. Familjarët kujdesen për ta si të ishin ende gjallë, madje edhe duke i ushqyer.
Siç shkruan “National Geographics”, që ka realizuar edhe një reportazh për këtë traditë të pazakontë, disa torajanë e vazhdojnë “marrëdhënien” e tyre me të vdekurin nëpërmjet një ceremonie të njohur si “ma’nene”, një lloj “varrimi i dytë”, ku një herë në disa vite familjarët i zhvarrosin paraardhësit e tyre dhe i pastrojnë varrin, trupin dhe i veshin me rroba të reja.
Nga
Telegrafi
18/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































