LAJMI I FUNDIT:

Vendet që përdorin më së shumti alkoolin dhe duhanin

Vendet që përdorin më së shumti alkoolin dhe duhanin

Rreth 63 milionë njerëz në botë ishin të varur nga alkooli në vitin 2015, ndërsa rreth 20 milionë të tjerë të varur nga marihuana dhe 17 milionë prej tyre nga opiumi.

Njerëzit që pinë duhan dhe drogë kanë një rrezik më të lartë shëndetësor sesa ata që përdorin ilaçe të paligjshme, tregon një raport mbi statistikat globale të konsumimit të alkoolit, duhanit dhe drogave ilegale, të publikuar në revistën Addiction.

Raporti përdori të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Zyra e OKB-së për abuzimin e drogës.


Të dhënat tregojnë se rreth 18 për qind e njerëzve konsumonin globalisht 60 gramë alkool çdo ditë, dhe 15 për qind konsumonin çdo ditë produktet e duhanit, transmeton KosovaPress.

Rreth 3.8% thanë se përdorën marihuanën gjatë vitit, 0.77% morën amfetaminë, 0.37% opium dhe 0.35 kokainë.

Konsumatorët më famëkeq të sasive të mëdha të alkoolit janë të regjistruar në Evropën Qendrore, Lindore dhe Perëndimore, ku për kokë banori në vit konsumohen 11-12 litra alkool, në krahasim me 6 litra sa janë konsumuar për kokë banori në vende të tjera në botë.

Në të njëjtat zona, gjithashtu është regjistruar shkalla më e lartë e konsumit ditor në duhan. Bëhet fjalë për rreth 21 deri 24% e popullsisë së përgjithshme.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është e lidhur me pirjen e duhanit. Për çdo 100,000 vdekje në vitin 2015, 110 u shoqëruan me pirjen e duhanit, ndërsa vetëm 33 konsumonin alkool dhe 7 me marrjen e drogave ilegale. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori