LAJMI I FUNDIT:

Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Shqiptarët kanë renditur se cilët janë vendet mike dhe armike me Shqipërinë në sondazhin e fundit të Barometrit të publikuar nga Euronews.

Italia, Gjermania, SHBA-ja, Turqia janë sipas renditjes së qytetarëve më miqësore me vendin tonë në krahasim me 14 vende të tjera të listuara në pyetjen drejtuar atyre. Përkatësisht Italia 98 përqind, Gjermania 92 përqind, SHBA 91 përqind dhe Turqia 90,5 përqind.

Në analizën e mëtejshme të këtij vlerësimi rezulton se vendet më armiqësore sipas tyre janë Serbia dhe Rusia.


Kjo gjë konfirmohet edhe në pyetjen e drejtpërdrejtë të Barometrit për vendet armike, ku Serbia kryeson listën e vendeve të vlerësuara si më armiqësore me 49,7 përqind, ndjekur nga Rusia me 49 përqind.

Një vlerësim më neutral për të qenit miqësor me vendin tonë, qytetarët e kanë për vendet e tjera evropiane si Britania e vlerësuar me 67.4 përqind si mike dhe 6.6 përqind si armike, apo vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit.

Kjo renditje në analizën e të dhënave të krahasuara më një vit më parë nuk ka ndryshime çka tregon se kjo është një bindje kulturore dhe historike dhe jo rastërore për qytetarët shqiptarë.

Po kështu edhe krahasimi i vlerësimit për miq dhe armiq të shqiptarëve nuk ka diferencë të dukshme në grupmosha të ndryshme, por është pak a shumë një vlerësim në të njejtat nivele. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori