Vendet ku nesër do ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve në sistemin energjetik

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër për shkak të punimeve në sistemin energjetik, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky do të jetë orari dhe rajonet në të cilat do të ketë intervenime gjatë ditës së nesërme:
Prishtinë
Dalja 10 kV Keqekollë Hajkobillë (Kodi:14016004) prej orës 10:30 – 15:30
Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.
TS 35/10 kV Koliq do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Grashticë Radashec (Kodi:14016001) prej orës 10:30 – 15:30
Vendet: Grashticë dhe Radashec.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive në LP 10 kV Grashticë-Radashec.
Mitrovicë TS 110/10 kV Vushtria 2 do të nderprehen Stabilimenti në Taraqë.
Trafostacionet që do të mbesin pa tension:
TS 10/0.4 kV Bruznik ( Kodi: 73000004015) prej orës 10:30 -16:00
TS 10/0.4 kV Klisyra ( Kodi: 73000004016) prej orës 10:30 -16:00
TS 10/0.4 kV Dubovc -1 ( Kodi: 73000004017) prej orës 10:30 -16:00
TS 10/0.4 kV Dubovc -2 ( Kodi: 73000004018) prej orës 10:30 -16:00
TS 10/0.4 kV Beqiq ( Kodi: 73000004019) prej orës 10:30 -16:00
TS 10/0.4 kV Galice ( Kodi: 73000004020) prej orës 10:30 -16:00
TS 10/0.4 kV Bruznik ( Kodi: 73000004034) prej orës 10:30 -16:00
TS 10/0.4 kV Bruznik -2 ( Kodi: 73000004032) prej orës 10:30 -16:00
Vendet: Bruznik, Klisyra, Dubovc, Galicë dhe Beçiq.
Arsyeja: Kyçja e degëzimit Dubovc në largpërçuesin e ri.
Ferizaj
TS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Carraleva (Kodi:41046004) prej orës 09:00 – 16:00
Vendet: rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Anton Çetta (një pjesë), e Tiranës, Milaim Beha, Ruzhdi Salihu (një pjesë), Skenderbeu, Sylejman Vokshi (një pjesë), Wiliam Walker; fshatrat: Belincë, Caralevë, Greiçec (një pjesë), Karaçicë (një pjesë), Llanishtë (një pjesë), Pjetërshticë, Rancë (një pjesë), Topillë (një pjesë) dhe Zborc.
Arsyeja: Pastrim i trasesë nga vegjetacioni.
Punime në projekte investive Prishtinë
NS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Komoran Kryqi i Madh (kodi: 16100005097) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Kryqi i madh Komoran.
Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.
TS 10/04 kV TS Faik Konica 2 (kodi: 19100001070) prej orës 09:00 – 17:00
Vendet: rr.Sejdi Kryeziu.
Arsyeja: Realizimi i kyçjeve shtëpiake në rrjetin e ri.










































