LAJMI I FUNDIT:

Vendet e punës në Maqedoni të pasigurta, vitin e kaluar 23 punëtorë kanë ndërruar jetë

Vendet e punës në Maqedoni të pasigurta, vitin e kaluar 23 punëtorë kanë ndërruar jetë

Vitin e kaluar 23 punëtorë kanë ndërruar jetë në vendin e tyre të punës. Gjithsej 1,790 punëtorë janë lënduar duke kryer detyrat e tyre të punës.

Këto shifra çdo vit plus minus janë të rregullta në çdo raport të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP).


Arsyeja për këtë është se Ligji për Siguri dhe Shëndet gjatë punës nuk respektohet mjaftueshëm. Tani paralajmërohen një numër më i madh i kontrolleve të inspektimit, por gjithashtu edhe kërkesë për respektim të plotë të masave të sigurisë, jo vetëm nga ana e punëdhënësve, por edhe nga ana e punëtorëve.

“Bëhet fjalë për lëshime të punëdhënësit ndaj punëtorët gjatë prokurimit me pajisje, dhe nga ana tjetër, mospërdorim nga ana e punëtorit e disa pajisjeve që i janë dhënë. Që do të thotë se të gjithë duhet të rrisin ndërgjegjësimin se përdorimi i pajisjeve do të thotë të mbroheni dhe të mbroni ambientin e përgjithshëm të punës”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Koha bashkëkohore do të thotë edhe ndryshim i rreziqeve me të cilat ballafaqohen të punësuarit në vendin e punës, thonë kompetentët .Ndryshimet klimaterike, globalizimi, teknologjitë e reja, substancat e dëmshme, shfaqja e një sërë sëmundjesh janë vetëm një pjesë e rreziqeve të reja.

Sektori joqeveritar konsideron se është e nevojshme të forcohen kapacitetet dhe aktivitetet e Inspektoratit Shtetëror të Punës, të cilët duhet ta mbikëqyrin zbatimin e zgjidhjes ligjore.

Ndrzshe, si profesione më të rrezikshme ende mbeten: ndërtimtaria, minierat, bujqësia, industria përpunuese. Vitin e kaluar në vend u kryen 12.665 inspektime, nga të cilat shtatë ishin të rregullta dhe pjesa tjetër me padi./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori