LAJMI I FUNDIT:

Vendet e OPEC-ut pajtohen për frenimin e prodhimit të naftës

Vendet e OPEC-ut pajtohen për frenimin e prodhimit të naftës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj u pajtuan të vazhdojnë frenimin e prodhimit të naftës edhe për një muaj.

Vendet e OPEC-ut të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe ato të jo-OPEC të udhëhequr nga Rusia më 12 prill u pajtuan për të ulur prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës së papërpunuar me 9.7 milionë fuçi në ditë nga 1 maji deri më 30 qershor për të zbutur kërkesën e ulët botërore të naftës dhe tepricën të shkaktuara nga pandemia COVID-19.


Megjithatë, disa vende anëtare që nuk arritën të arrijnë konformitetin e plotë me kuotat e tyre të frenimit të prodhimit në maj dhe qershor do të duhet të përmbushin frenimet e tyre në muajt korrik, gusht dhe shtator.

Në një deklaratë, OPEC tha se është thelbësore që të gjithë prodhuesit kryesorë të qëndrojnë plotësisht të përkushtuar në përpjekjet që synojnë balancimin dhe stabilizimin e tregut botëror të naftës.

“Përshtatjet e prodhimit në maj, si dhe relaksimi gradual i shumë prej masave të bllokimit, si rezultat i pandemisë COVID-19 në gjithë globin dhe rritjes ekonomike, kanë kontribuar në rimëkëmbjen e kujdesshme dhe kthimin e një stabiliteti më të madh në tregun e naftës. Megjithatë, me kërkesën botërore të naftës që pritet të kontraktohet me rreth 9 milionë fuçi në ditë për tërë vitin 2020, konsolidimi i këtij rikuperimi gradual do të kërkojë angazhim të vazhdueshëm dhe përpjekje të intensifikuar nga vendet pjesëmarrëse dhe të gjitha vendet kryesore prodhuese”, thuhet në deklaratën e OPEC-ut.

Takimi tjetër i zakonshëm i OPEC-ut do të jetë në kryeqytetin austriak Vjenë më 30 nëntor, ndërsa takimi ministror i vendeve jo-OPEC do të zhvillohet më 1 dhjetor. /Telegrafi/