Vendet e Ballkanit duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre në sektorin e bujqësisë, si në bartjen e njohurive rreth politikave dhe masave për bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, këto vende duhet të vazhdojnë të shfrytëzojnë platformat ekzistuese rajonale të tilla, si Grupi Drejtues Rajonal për Evropën Juglindore, me qëllim të përmirësimit të zonave ekonomike, sociale dhe mjedisore të zonave rurale në BE.
Këto rekomandime kanë dalë pas përfundimit të Forumit të 18–të të Politikave Bujqësore (FPB) për Evropën Juglindore, i cili është mbajtur në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 160 përfaqësues të autoriteteve publike, civile dhe private, nga 15 vende të rajonit të Evropës Juglindore dhe jashtë saj.
Ndërkaq, delegacionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës e kanë përfaqësuar, Drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, si udhëheqës i delegacionit dhe këshilltari i ministrit, Dragan Petrovic.
Ky forum dy ditor, është organizuar nga Grupi Drejtues Rajonal për Evropën Juglindore (SWG) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Me këtë rast, gjatë këtij forumi vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit të ardhshëm rajonal dhe reformave në fushën e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në procesin e afrimit të rajonit të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian.
Punimet në këtë forum janë zhvilluar në katër grupe, në të cilat është diskutuar zgjerimi i veprimtarive ekonomike në zonat rurale në Vendet e Evropës Juglindore (SEE) në dritën e orientimit të ri të politikës së para-pranimit të BE-së, për tregun e tokës dhe qasjen e fermave të vogla në tokë në EJL, për politikat agri për zgjerimin e zhvillimit rajonal rural në SEE, si dhe për shkëmbimin e praktikave të mira në sektorin e përpunimit të mishit në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar