Vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve u shprehën fuqishëm kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe planet e saj për të zhvendosur ambasadën amerikane në këtë qytet.
Tetë nga 15 shtetet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), përfshirë Bolivinë dhe Uruguain, apeluan për një mbledhje urgjente të këshillit për të diskutuar çështjen në fjalë.
Ambasadori bolivian në OKB, Sacha Llorenti, tha se “ky vendim i njëanshëm shkel rezoluta të ndryshme të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme, minon çdo përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez dhe bën rajonin tashmë të paqëndrueshëm edhe më shumë të paqëndrueshëm”.
Qeveria e Uruguait theksoi se vendimi i Shtëpisë së Bardhë “nuk ndihmon në përmirësimin e klimës së paqes dhe respektit reciprok të nevojshëm për të arritur një zgjidhje të plotë, të qëndrueshme dhe të drejtë në Lindjen e Mesme”.
Venezuela hodhi poshtë dhe dënoi vendimin e qeverisë së SHBA-ve, të cilin vendi i Amerikës Jugore e quajti “arbitrar”.
Qeveria e Venezuelës hedh poshtë të gjitha veprimet arbitrare dhe të pakonsultuara që kërkojnë të zgjerojnë praninë e paligjshme të Izraelit në territorin e okupuar palestinez dhe aneksimin e saj ‘de-fakto’ të qytetit të Jerusalemit”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Venezuelës.
Venezuela, si “një vëlla i kauzave të tanishme të Botës Arabe”, e konsideron këtë “një shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme e Ekuadorit paralajmëroi “efektet negative” që vendimi i SHBA-ve mund të kishte në bisedimet e paqes mes Palestinës dhe Izraelit.
Kuba poashtu ishte mes vendeve që kritikuan njoftimin e Washingtonit, duke thënë se “shkel interesat legjitime të popullit palestinez”, ndërsa theksoi se vendimi do të ketë “pasoja të rënda” mbi sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kubës, modifikimi i “statusit historik” të Jerusalemit “do të rrisë edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme”.
Duke dal me një qëndrim më të butë, qeveria argjentinase tha se ndjen keqardhje për “masat e njëanshme që mund të modifikonin” statusin e veçantë të Izraelit duke njohur kufijtë e vitit 1967 si dhe përsëriti thirrjen e Rezolutës 181 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1947 si “hyrjen e lirë dhe kalimin e pakufizuar në pjesët e shenjta për pelegrinët e besimeve abrahamike.”
Meksika, përmes Sekretariatit të Punëve të Jashtme, tha se do të vazhdojë ta mbajë ambasadën e saj në Tel Aviv, raporton Anadolu Agency.
“Meksika do të mbajë marrëdhëniet miqësore bilaterale me shtetin e Izraelit…. dhe gjithashtu do të mbështesë pretendimet historike të popullit palestinez”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Meksikës.
Moises Garduńo, një akademik në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Shoqërore në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM), theksoi se presidenti i SHBA-ve “shkeli ligjet ndërkombëtare dhe shkatërroi vite të luftës për të arritur paqen”.
“Masa dëmton vlerat më të thella, jo vetëm të myslimanëve palestinezë, por edhe të myslimanëve të tjerë në Lindjen e Mesme”, tha Garduńo në një notë të dërguar në UNAM.
Qeveria e Kilit tha se ndjen keqardhje për “okupimin e paligjshëm të Izraelit mbi Jerusalemin Lindor” dhe bëri “thirrje urgjente për të gjitha palët e përfshira që të rishikojnë ose ndalojnë marrjen e vendimeve që mund të çojnë në urrejtje dhe dhunë”.
Kandidati i tanishëm presidencial dhe ish-presidenti i Kilit, Sebastian Piñera, kritikoi “vendimin e Trump-it për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, meqenëse ajo pengon zgjidhjen politike të dy shteteve që zhvillohet nën përkujdesjen e OKB-së dhe mbështetet nga shumica e madhe e vendeve”.
Ish-presidenti kolumbian dhe kreu i Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut (UNASUR), Ernesto Samper, paralajmëroi mbi pasojat e vendimit të presidentit Trump.
Në llogarinë e tij në Twitter, Samper tha se: “Jerusalemi është zona e vetme gjeografike e pajtimit e lënë mes palestinezëve dhe hebrenjve. Fakti që @POTUS ia dorëzon hebrenjve do të thotë se do të kthehet fushë beteja e një lufte të re fetare në botë”.
Ndër vendet e rajonit që kanë qëndruar të heshtur për këtë çështje është Kolumbia, një aleat i Izraelit dhe i vetmi vend që nuk e ka njohur shtetin palestinez.
Megjithatë, Misioni Palestinez Diplomatik në Kolumbi refuzoi dhe dënoi fuqishëm masën e presidentit Trump.
“Është absolutisht e dëmshme për kërkimin e paqes në mes të një konflikti të pushtimit që sapo ka mbushur 70 vite”, ka theksuar Misioni Palestinez Diplomatik në Kolumbi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës