LAJMI I FUNDIT:

“Vëllau” i Hashimit

Larg qoftë, familja e kryeministrit në dorëheqje assesi nuk është objekt i këtij shkrimi, dhe kërkoj ndjesë nga çfarëdo asociimi eventual me ngjarjet apo zhvillimet në frontet politike apo antikorruptive, ku është lakuar me raste edhe emri i ndonjërit nga vëllezërit biologjik të tij. Jo se mund të ketë rrezik që ndonjëri nga ata të më sulmojë në ndonjë lokal të kryeqytetit të Kosovës, sepse kjo tashmë shpresojmë të jetë logjikë e tejkaluar për këtë shoqëri, por sepse “vëllau” për të cilin do të flasë, ka mare një rol tejet të rëndësishëm në këtë vend, shumë më shumë se vëllezërit e vërtetë të kryeministrit.

Gjithashtu, “vëllau” i Hashimit, u bë objekt i këtij shkrimi edhe për shkak të paqartësisë rreth mbështetjes që po merr pikërisht kryeministri në largim nga “vëllau” i tij, dhe papritmas fillon të bëhet edhe më enigmatike pse e pat dërguar para pak muajsh, komplet kabinetin qeveritar atje, bashkë me dyshimet për pazare të fshehta, të cilat asnjëherë nuk u sqaruan deri në fund. Këtu nuk do të flas as për sukseset e kompanive turke në tenderët me rendësi nacionale në këtë vend. Nuk e apstrahoj faktin se Turqia moderne, paraqet njërën nga fuqitë e reja ekonomike jo vetëm të rajonit, e cila sipas disa prognozave deri në vitin 2020 do të jetë ekonomia e dytë evropiane, po ashtu nuk e injoroj as faktin se ajo luan një rol të dorës së pare edhe në gjeopolitikën globale.


Po ashtu nuk lihet jashtë vëmendjes as fakti se Turqia nuk po pranohet si një vend Evropian dhe se ka rezerva të mëdha lidhur me politikën e sajë të brendshme (të drejtat demokratike të qytetarëve dhe komuniteteve), por edhe me fqinjët. Por, për përmbylljen e linjës së dilemave apo argumentimeve të këtij shkrimi është me rendësi të theksojmë peshën dhe përgjegjësinë politike të dy kryeministrave, dhe është krejt e arsyeshme të pyetemi se cila do të jetë kostoja e kësaj “vëllazërie” për qytetarët e këtij vendi dhe shtetin e Kosovës?

Çka po ndodhë?

Padyshim, Turqia e kohës më të re është një vend mik i Kosovës, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se e ka mbështetë luftën tone për çlirim e jo për arsye tjera historike për të cilat do të mund të aludonte ndokush , nostalgjik ndoshta për kohët e perandorisë së perënduar osmane. Është vend mik, sepse në konjukturat rajonale krijon një baraspeshë të favorshme për interesat strategjike të vendit tone. Po ashtu interesi ekonomik i Kosovës na orienton shpeshherë andej sepse rrugët e biznesit janë të shtruara dhe të pashtruara, por gjithsesi në fund maten me normat e fitimit.

Por, kur flasim për vëllazërinë në nivel nacional, dhe për identitetin tonë, nuk mundet të mbulohet fakti historik se më se një milion qytetarë turq me origjinë nga Kosova, me siguri se nuk kanë shkuar atje përmes një politike vëllazërore në mes të dy shteteve tona, apo popujve tanë, por në bazë të marrëveshjeve sekrete të shtetit turk me Jugosllavinë e krajlit dhe më vonë të Titos e Rankoviqit. Ata sot e kësaj dite, janë të regjistruar si turq, dhe janë asimiluar krejtësisht.

Projektet e akademikut serb Çubrilloviq, e më vonë edhe nobelistit Andriq, për pastrimin etnik, kishin gjetur mikun e mire në politikën e atëhershme turke. Ekzistimi i këtyre marrëveshjeve ishte dikur sekrete, por tashmë nuk ka dilema rreth kësaj. Nuk duhen shumë mend dhe informacione, për të shikuar më tutje këtë çështje, dhe për të kuptuar se orientimi kah orienti në këtë kohë e largon Kosovën nga kontinenti amë dhe proceset integruese evropiane.

E rrasur deri në fyt në korrupsion, kjo klasë politike po lyp aleat andej nga ligji nuk e ka fuqinë që e kërkon Bashkimi Evropian dhe se po e eskivon projektin rajonal për vendet ish-komuniste për ndarjen e krimit nga shteti dhe përgatitjen institucionale për integrim në BE.

“Vëllezërit” e Demaçit dhe të Hashimit

Asgjë nga e kaluara nuk asocion për lidhje vëllazërore në mes Turqisë dhe shqiptarëve, e veçanërisht kosovarëve, nëse nuk e marrim parasysh prezencën e një numri të madh të kosovarëve në Turqi , të cilët mbërritën atje në bazë të marrëveshjeve sekrete në mes të shtetit turk dhe Jugosllavisë, dhe në funksion të spastrimit etnik sistematik të zhvilluar nga shteti serb që nga koha e Lidhjes së Prizrenit e këndej.

Marrëdhëniet miqësore me Turqinë janë interes i këtij vendi, për arsye ekonomike, por edhe për arsye se një numër i qytetarëve të Kosovës kanë shfrytëzuar lirinë kushtetuese dhe janë deklaruar me nacionalitet turk. Kjo natyrisht nuk është rasti me shqiptarët që jetojnë në Turqi. Por kjo nuk paraqet një arsye të mjaftueshme për të deformuar historinë apo për të luajtur me orientimin tonë strategjik kah zhvillimi dhe afirmimi i identitetit tonë evropian.

Interesat e grupeve ekonomike, nuk mund të jenë arsye e mjaftueshme me luajt me të kaluarën apo të ardhmen e këtij vendi dhe qytetarëve të tij. Dikur bëhej humor nëpër “odat” tona politike me “vëllezërit e Adem Demaqit” ku aludohej në serbët edhe pse shteti serb e kishte mbajtur në burg mbi 27 vite, ndërkohë që tash po na dalin në skenë edhe “vëllau” i Hashimit, i cili erdhi në krye të shtetit, i cili na kishte pushtuar për 500 vjet rresht, dhe krejt kjo po synohet me u shitë si një “hamburger” politik të cilin qytetarët e këtij vendi duhet me e ngrënë pa bërë shumë fjalë.

Derisa, Adem Demaçi këtë e bënte në emrin e tij personal, dhe si viktimë e cila donte të tregonte zemërgjerësi dhe të dallonte qytetarët serb nga shteti serb, Hashimi e shpallë vëllazërinë e tij nga pozita e kryeministrit në largim, të këtij vendi dhe pas një bisede zyrtare, ndërshtetërore duke përdorur foltoren e kryeministrisë së këtij vendi.

Në trend

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Australia
Kalo në kategori