LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i polices së vrarë: Motra Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj u vranë për motive hetimore dhe politike

Vëllai i polices së vrarë: Motra Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj u vranë për motive hetimore dhe politike

Isuf Haklaj e Sebahate Tolaj ishin dy policë të Kosovës kur u vranë më 24 nëntor të vitit 2003.

Vëllai i Sebahate Tolajt thotë në RTV Dukagjini se ata u vranë për shkak të përkatësisë së tyre politike.


“Ata [Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj] u vranë për motive hetimi dhe motive politike që i përkisnin LDK-së”, tha Miftar Tolaj.

Kjo vrasje është gjykuar dhe ka pasur edhe të dënuar.

Por Miftar Tolaj thotë se vrasja nuk është zbardhur plotësisht pasi sipas tij Bedri Krasniqi nuk është gjykuar për vrasje të dy policëve por vetëm si pjesëmarrës në ngjarje.

“Bedri Krasniqi është i dënuar vetëm për pjesëmarrje në vrasje, e jo si vrastarë…Bedri Krasniqi duhet ta dijë kush është vrasësi”, thotë më tej Miftar Tolaj./Telegrafi/