LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Elon Musk shet gati 109 milionë dollarë nga aksionet e tij në Tesla

Vëllai i Elon Musk shet gati 109 milionë dollarë nga aksionet e tij në Tesla

Kimbal Musk, vëllai më i vogël i Drejtorit Ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, shiti 88,500 aksione të kompanisë të premten.

Dhe me një çmim mesatar prej 1,229.91 dollarë, ai ka bërë gati 109 milionë dollarë si rezultat i transaksionit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shitja ndodhi të premten, më 5 nëntor dhe arriti në afërsisht 15 për qind të aksioneve të Kimbal në kompani.


Megjithatë, ajo nuk u bë publike deri të hënën pasdite, pasi Elon Musk pyeti ndjekësit në Twitter nëse ai duhet të shesë 10 për qind të aksioneve të tij në kompani.

Shitja e Elon do të ishte rreth 21 miliardë dollarë, megjithëse sondazhi në Twitter bëri që çmimi i aksionit të binte rreth 12 për qind.

Kimbal dhe Elon nuk janë të vetmit që përfitojnë nga rritja e jashtëzakonshme e Teslës, e cila ka parë rritjen e çmimit të aksioneve të kompanisë me 1600 për qind në dy vitet e fundit.

Në tetor, drejtorët e kompanive si Ira Ehrenpreis, Robyn Denholm dhe Antonio Gracias të gjithë shitën aksione që së bashku kapin vlerën e qindra miliona dollarëve, raporton Business Insider.

Së bashku me pozicionin e tij në Tesla, Kimbal Musk është CEO i Kitchen Restaurant Group, si dhe themeluesi i Square Roots Urban Growers Inc., një biznes bujqësor urban.

Ai ka qenë në bordin e Tesla që nga prilli 2004 dhe është gjithashtu drejtor në SpaceX. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Pritja pothuajse ka mbaruar, vetura Renault Symbioz së shpejti në Kosovë

Pritja pothuajse ka mbaruar, vetura Renault Symbioz së shpejti në Kosovë

Auto
BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

Auto
Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Auto
Kompania amerikane planifikon të lansojë makinën fluturuese në vitin 2025, por do të kushtojë 350 mijë dollarë

Kompania amerikane planifikon të lansojë makinën fluturuese në vitin 2025, por do të kushtojë 350 mijë dollarë

Disa nga veturat më të shtrenjta u shitën në një “spektakël të makinave klasike” në Kaliforni

Disa nga veturat më të shtrenjta u shitën në një “spektakël të makinave klasike” në Kaliforni

Auto
Kalo në kategori