LAJMI I FUNDIT:

Veliu i thotë Bulliqit: I paske heq plumbat e paske rrok bishtin e sakicës

Veliu i thotë Bulliqit: I paske heq plumbat e paske rrok bishtin e sakicës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas një deklarate të kandidatit për kryetar komune të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili në një video dëgjohet duke ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

Veliu i ka quajtur skandaloze deklaratat e kandidatit të LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton Telegrafi.


“Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heq plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës. Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes. Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Veliu ka shkruar ” I ftoj llapjanët që masivisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj”.

Reagimi i Veliut vjen pasi Bulliqi, i cili është kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet në një ndejë teksa në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, kishte thënë Bulliqi, teksa ishte duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori