LAJMI I FUNDIT:

Veliu takohet me menaxheren e programit të ICITAP, dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Veliu takohet me menaxheren e programit të ICITAP, dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë këtij takimi u diskutua për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19 dhe për projektet e përbashkëta në mes MPB-së dhe ICITAP-it.


Ministri Veliu falënderoi Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që programi ICITAP ka dhënë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, si dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Riffe uroi Ministrin Veliu për detyrën dhe theksoi përkushtimin e programit të ICITAP-it, në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve. /Telegrafi/