LAJMI I FUNDIT:

Veliu premton përkrahje më të madhe për sportistët llapjanë

Veliu premton përkrahje më të madhe për sportistët llapjanë

Në kuadër të fushatës elektorale, i rikandiduari  i LDK-së për kryetar të Podujevës, Agim Veliu, ka takuar sonte sportistët dhe punëtorët sportivë llapjanë.

Gjatë këtij takimi Veliu ka falënderuar veteranët e sportit llapjan për kontributin e dhënë në avancimin e sportit, ndërsa sportistëve aktivë u ka premtuar  përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

“Gjatë këtij mandati kemi punuar shumë për sportin, ndërsa në mandatin e ri, që do ta fillojmë me 22 tetor, do ta kompletojmë stadiumin qytetit me infrastrukturë përcjellëse, si dhe do ta përfundojmë projektin e palestrës sportive, në bazë të standardeve për zhvillimin e garave nacionale dhe ndërkombëtare”, tha Veliu.


Ai tha se me prioritet do t’i trajtojnë edhe ndërtimin e fushave sportive në komunitet.

“Janë në procedurë ndërtimi i terreneve sportive në Lagjen e “Brecalive” dhe në fshatin Llugë. Me projekte të ngjashme do të vazhdojmë edhe në lagje dhe pjesë të tjera të Podujevës”, tha Veliu. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori