LAJMI I FUNDIT:

Veliu i premton mbështetje të plotë Policisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu për herë të parë prej kur ka marrë detyrë ka parakaluar para Njësiteve të Specializuara të Policisë së Kosovës.

Para njësiteve që ishin rreshtuar për një në nderim të tij, Veliu iu premtoi atyre mbështetjen e plotë të institucionit që ai drejton.


“Unë si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike iu premtoj se do të kem vëmendjen e veçantë nga ju. Në përkrahjen dhe mbështetjen që ju e meritoni. Sepse Policia e Kosovës njësitet e specializuara e bartin një barrë shumë të rëndë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në Kosovë. Por edhe në luftimin e formave të ndryshime të krimit të organizuar. Të formave të tjera të ekstremizmit, radikalizmit, menaxhimin e kufijve. Por edhe punë e detyra të përditshme që dalin para jush”, tha ai.

Veliu theksoi nevojën e bashkëpunimit në mënyrë që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm.

“E di që Polica e Kosovës ka sfida të ndryshme para vetës. Por jam i vetëdijshëm se Policia e Kosovës ka arritje. Ka shënuar rezultate të ndryshme, është e ndërtuar mirë. Por na duhet të punojmë bashkërisht më mirë që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm edhe për qytetarët e Kosovës, por edhe para partnerëve tanë ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se do të angazhohen maksimalisht për një siguri më të mirë të Kosovës.

“Mund të them me krenari që kemi pasur një rezultat mjaft të mirë gjatë vitit që shkoi. Po synojmë që të kemi rezultate më të mira me të vetmin qëllim që përmirësojmë shërbimet tona karshi komunitetit. Që ne të ofrojmë mbrojtjen e jetës për qytetarë, që ne të mbrojmë kufirin. Të sigurojmë që sa më pak nga aspekti i sigurisë popullata e Kosovës të ketë probleme”, tha ai.

Ministri Veliu gjatë ditës ka zhvilluar takim të veçantë edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Rashit Qalaj dhe vartësit e tij./KP/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori