LAJMI I FUNDIT:

Vegjetariania gjen bretkosën në pjatë derisa po hante sallatë, vendosë ta shpëtojë kur e kupton se ajo mezi po merrte frymë (Video)

Vegjetariania gjen bretkosën në pjatë derisa po hante sallatë, vendosë ta shpëtojë kur e kupton se ajo mezi po merrte frymë (Video)

Pasi që në një market në Shtetet e Bashkuara e bleu sallatën dhe e ka ngrënë më shumë se gjysmën, Becky Garfinkle vërejti se diçka po lëvizte në pjatë.

“Vërejta një bretkosë duke qëndruar në pjatën time, dhe atë pasi e kam ngrënë më shumë së gjysmën e sallatës”, ka deklaruar kjo grua, transmeton Telegrafi.


Garfinkale një vegjetariane, ka pranuar se kishte vjell pas këtij momenti pasi kishte pësuar traumë.

Por, pasi që e nxori bretkosën nga pjata dhe e pastroi, bashkëshorti i saj e kuptoi se ajo mezi po merr frymë.

“Bashkëshorti im e vërejti se ajo mezi po lëvizte, dhe në atë moment kemi bërë të pamundurën që ta shpëtojmë dhe në fund vendosën që ta mbajmë në shtëpi”, ka deklaruar Becky e cila bretkosën tani e quan anëtarin e ri të familjes. /Telegrafi/