LAJMI I FUNDIT:

Veç pse nuk vepruan siç donte ai, Nexhmedin Spahiu fyen e shan me nënë anëtarët e Këshillit të Mediave (+18)

Veç pse nuk vepruan siç donte ai, Nexhmedin Spahiu fyen e shan me nënë anëtarët e Këshillit të Mediave (+18)

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 25 tetor, kishte shqyrtuar edhe ankesën e drejtorit të TV Mitrovica, Nexhmedin Spahiut, ndaj artikullit “Nexhmedin Spahiu shegerti i H. Thaçit e B. Rexhepit, pallavragjiu manipulator” të botuar në Bota Sot, e që në fakt ishte opinion.

Në këtë opinion të Afrim Musliut, thuhet se Spahiu kishte marrë licencën për TV me ndihmën e kreut të dikurshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Ardumenti i i ketij shkimi eshte supozimi i autorit se Rimarrja e licenses per TV Mitrovicen na qenka bere pas nje kompromisi te fshehte te bere me Hashim Thacin. Dokumentin qe po e atachoj ketu tregon se rikthimi i licences eshte bere pas nje procesi gjyqesor qe e kam fituar prane pamelit te OKB per te drejtat e njeriut. Kerkoj nga gazeta Bota Sot qe te me kerkoj falje duke pergenjeshtrur dhe sqaruar se Licensa eshte rimarre me procedure gjyqesoree ne Panelin e OKB. Dhe kjo kerkim falje te zeje aq vend sa ka zere gjithe artikulli ne fjale. Po ashtu kerkoj qe vendimi i KMSHK t’u dergohet gjithe mediave tjera” (sic.), thuhet në ankesën e Spahiut drejtuar Këshillit të Mediave.


Përgjigja e Këshillit – pjesë e të cilit janë mediat kryesore të shkruara të Kosovës – ishte kjo: “Pasi shqyrtoi ankesën e Nexhmedin Spahiut, drejtor i TV Mitrovica kundër gazetës Bota Sot lidhur me një artikull ku flitet për kinse rimarrjen e licensës për TV Mitrovica ‘me lidhje’ me Hashim Thaçin, KMShK kishte para vetes mendimin e Panelit Këshillëdhënës të UNMIK-ut të datës 26.11.2010 për të Drejtat e Njeriut, me anë të të cilin z. Spahiut iu kthye e drejta e veprimit të mediumit të tij. Por, meqenëse sipas Kodit aktual të KMShK-së opinionet e redaksisë, siç është edhe ky shkrim, vazhdojnë të konsiderohen qëndrime personale dhe jo lajme, kjo ankesë nuk u miratua”.

Ky vendim, pra se nuk është miratuar ankesa, i është dërguar edhe Spahiut, i cili e kthen reagimin në mënyrën më vulgare të mundshme!

“Shkoni bre n’pidh t”s’ames. Ua qifte qeni nanen te 11 anëtarëve me rend. Ju lutem percjellani 11 anetareve kete opinion timin per nanat e tyre kurva” (sic.), thuhet në përgjigjen e Spahiut drejtuar Këshillit. /Telegrafi/

nexh

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori