LAJMI I FUNDIT:

I vë zjarrin shtëpisë, merr karrigen dhe ulet në oborr – “shijon” momentin e djegies së pronës në Maryland 

I vë zjarrin shtëpisë, merr karrigen dhe ulet në oborr – “shijon” momentin e djegies së pronës në Maryland 

Një grua në Maryland të SHBA-ve, është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje, pasi i ka vënë zjarrin shtëpisë së saj brenda të cilës gjendej edhe një person – duke nxjerrë tavolinën dhe karrigen në oborr nga ku e shikonte pronën e saj duke u shkatërruar.

Gale Mittwell, 47-vjeçe, është filmuar duke qëndruar e ulur në karrige në oborr të shtëpisë – duke “shijuar” kështu djegien e shtëpisë së saj që për pak sekonda zhduket nga zjarri, transmeton Telegrafi.


E dëshmitarë të shumtë okularë kanë bërë të ditur se Mittwell kishte ndezur zjarre në lokacione të ndryshme brenda shtëpisë – ku më pas doli jashtë dhe e vështronte fuqinë e zjarrit.

Në video dëgjohet një burrë duke bërtitur: “Nuk po mund ta besoj. Plotësisht e qetë i vuri zjarrin shtëpisë dhe tani po qëndron e ulur duke ruajtur gjakftohtësinë derisa prona po i shkatërrohet”.

Pa kaluar shumë sekonda, e tërë shtëpia u mbulua nga tymi i zi, e me të mbërritur në vendin e ngjarjes – zjarrfikësit dëgjuan një grua nga bodrumi duke bërtitur e kërkuar ndihmë.

Megjithatë kalimtarët e rastit i ndihmuan për ta nxjerrë përmes dritares. Gruaja është identifikuar si Blenda Hollbrooke e cila ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.

E Mittwell kur e kuptoi se po vie edhe policia tentoi të arratiset. Në anën tjetër motra e saj ka bërë të ditur se Mittëell po shërohej tash e një kohë të gjatë pasi kishte probleme mendore. /Telegrafi/