Shtatë veta, mes tyre 5 fëmijë, vdiqën nga një zjarr i tmerrshëm që e ndezi një i dehur për një sherr prej më pak se një euro, të nisur nga fëmijët te këndi i lojëra.

Viktimat u dogjën të gjallë nga zjarri që ishte vendosur qëllimisht në një ndërtesë që ishte ndërtuar pjesërisht me dru, në qytetin Rostov Veliki të Rusisë.


1 235

37-vjeçari Aleksandër Komarov e ndezi zjarrin natën, me çakmak, pasi djali i tij i tha se fqinji i kishte vjedhur 70 rubla, që bëjnë rreth 0.9 cent të euros.

2 95

Aleksandri i vuri flakën apartamentit të fqinjit, por ata u larguan. Ndërkohë, dy familjet që ishin lart e panë rrugën t’u bllokohej nga flaka dhe u bllokuan brenda, derisa u përpinë nga flakët.

4 63

Një grua 23-vjeçare vdiq bashkë me tre fëmijët e saj. Ajo i tha burrit të hidhej e të priste fëmijët nga dritarja. Burri u hodh, por gruaja humbi ndjenjat para se të hidhte fëmijët dhe vdiq bashkë me ta.

5 51

Ndërsa fqinja tjetër arriti të shpëtojë, por nuk nxori dot dy vajzat. Një burrë hyri nga jashtë, mes flakëve, dhe i nxori vajzat ende të gjalla, por vdiqën më pas në spital.  Ndërsa një burrë tjetër humbi djalin e vogël.

6 38

Shkaktari i zjarrit i tha policisë që kishte qenë i dehur dhe nuk e kishte llogaritur se çfarë po bënte. /tch/

7 35