LAJMI I FUNDIT:

Vdes shpikësi i e-mailit modern, Ray Tomlinson

Vdes shpikësi i e-mailit modern, Ray Tomlinson

Ray Tomlinson, i cili konsiderohet të jetë kumbari i email-it modern, ka vdekur, sipas punëdhënësit të tij, Raytheon Company. Ai ishte 74 vjeç.

“Një pionier i vërtetë i teknologjisë, Ray ishte njeriu që na solli e-mailin në ditët e para të kompjuterëve në rrjet”, ka thënë zëdhënësi i Raytheon, Mike Doble në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Doble tha se Tomlinson ka vdekur të shtunën në mëngjes, por ai nuk e di nëse ai ishte në shtëpi dhe nuk kanë një shkak të konfirmuar të vdekjes.


Tomlinson ka punuar në zyrën e kompanisë në Cambridge, Massachusetts, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Një artikull në Sydney Morning Herald raportoi se Tomlinson dyshohet të kishte vdekur nga një atak në zemër.

Mediat e huaja shkruajnë se bota teknologjike reagoi me trishtim mbi vdekjen Tomlinson, një hero kulti ky i cili në vitin 1971 bëri shpikjen e një programi për ARPANET, paraardhësi i Internetit, që lejoi njerëzit të dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe për përdoruesit e tjerë të kompjuterit në serverat e tjerë.

“Faleminderit, Ray Tomlinson, për shpikjen e e-mailit dhe vendosjen e shenjës @ në hartë”, shkruhet në një cicërimë nga llogaria zyrtare e Gmail-it në Twitter. /Telegrafi/