Në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë të shtunën është rrëzuar nga një objekt një punëtor ndërtimtarie dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Njësitet policore bashkë me inspektorin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale kanë dalë në vendin e ngjarjes, njofton policia.


Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.