Vdes personi që dyshohet se shkaktoi një shpërthim në gjykatën e Kievit

Një shpërthim i ‘jashtëzakonshëm’ ka ndodhur në një gjykatë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka konfirmuar incidentin dhe ka bërë të ditur se personi që kreu shpërthimin tashmë ka vdekur.
Ihor Klymenko, ministri i brendshëm, e quajti atë "një ngjarje të jashtëzakonshme", raporton skynews.
Megjithatë, ka ende shumë pak informacione rreth incidentit.
Zyrtarët e kryeqytetin po u kërkojnë njerëzve që të qëndrojnë larg gjykatës deri në njoftim të ri.
Detajet janë duke u zbardhur ndërsa ministri nuk tregoi nëse ka lidhje me Rusinë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































