LAJMI I FUNDIT:

Vdes njeriu me hundën më të gjatë në botë

Vdes njeriu me hundën më të gjatë në botë

Ka ndërruar jetë njeriu me hundën më të gjatë në botë.

Mehmet Ozyurek ka vdekur në një spital në qytetin turk, Rize pasi ka pësuar një sulm në zemër pak çaste para se të kryente një ndërhyrje kirurgjike në tru, raporton t24.com.tr.

Burri 74-vjeçar, i cili fitoi disa herë radhazi Kampionatin Botëror për Hundën më të Gjatë dhe hyri në Librin e Rekordeve “Guinness” me hundën prej 8.8 centimetra, vdiq nga një sulm në zemër para transplantit të enëve të gjakut në tru.


Ozyurekit, të cilit iu rëndua papritur shëndeti dhe pësoi sulmin në orët e para të mëngjesit së sotëm, mjekët nuk mundën t’ia shpëtojnë jetën me gjithë përpjekjet e mëdha.

“Unë do të bëj një transplant të enëve të trurit në Spitalin Shtetëror të Rizes, shpresoj që operacioni të jetë i suksesshëm”, ishte mesazhi i fundit që ai e kishte shkruar në rrjetet sociale.

Mësohet se Mehmet Ozyurek do të varroset gjatë ditës së nesërme (e premte) në qytetin Artvin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori