LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në shtëpinë e të moshuarve në Istog

Vdes një person në shtëpinë e të moshuarve në Istog
Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në shtëpinë e të moshuarve për komunitete në Istog.

Policia në raportin 24 orësh, ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30.


“Është raportuar se në shtëpinë e të moshuarve ”Për Komunitete” kishte vdekur një person mashkull, banor i kësaj shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal: njësitë përkatëse policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është deklaruar stafi i qendrës si dhe vajza e viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima ka vuajtur nga disa sëmundje”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/