Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë, policia del në vendngjarje

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.
Viktima dyshohet se ka vdekur papritmas në vendin e tij të punës në një pompë të derivateve në rrugën “Papa Klimenti”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Ai bëri të ditur se policia është njoftuar nga emergjenca e qytetit për një person pa shenja jete.
Gashi tha se i njëjti u gjet në pompë të derivateve, derisa nuk dha më shumë detaje tjera.
“Njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, tha ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































