LAJMI I FUNDIT:

Një gruaje i vdes foshnja gjatë procesit të lindjes, arrestohet doktori në Gjilan

Një gruaje i vdes foshnja gjatë procesit të lindjes, arrestohet doktori në Gjilan
Foto arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një doktor në Gjilan, pas rastit së vdekjes së një foshnje gjatë procesit së lindjes.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:00, transmeton Telegrafi.

“Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimi e Policisë. /Telegrafi/