LAJMI I FUNDIT:

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës
Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  A. V.

Sipas komunikatës së SHKK-së, A.V në orën 17:00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe  përcjell  gjendjen e tij.


SHKK përmes komunikatës ka sqaruar në detaje se si është trajtuar i burgosuri dhe se pavarësisht ndihmës ai nuk ka arritur të mbijetoj.

“Rreth orës 18:20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike. Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me  autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë. Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19:20 nga kardiologu konstatohet vdekja”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se ai vazhdimisht është kontrolluar, ndërkaq thuhet se kohë më parë ka pasur edhe të tjera probleme shëndetësore.

“I njëjti gjatë qëndrimin në burg, në mënyrë periodike është kontrolluar dhe i janë bërë vizitat sistematike të cilat çdo herë kanë qenë në normë. Në pranim e edhe gjatë burgimit PA ka qenë 120/80 mmHg. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, si: 1.Më 14.06.2017 colica renalis (dhembje në regjionin e veshkave) të cilat janë trajtuar nga urologu; 2. Po këtë vit ka pasur edhe Lumboischialgia (dhembje në regjionin e shpinës) e cila është ekzaminuar me RTG dhe është trajtuar nga ortopedi; 3.Në 2017 ka pasur edhe probleme me dhëmb të cilat janë trajtuar nga dentisti; 4. Me 14.03. 2018 ka pasur një Furunculus (ithatë) i cili është trajtuar nga kirurgu; 5.  Me 30.11.2018 si pasoj e një rrëshqitjeje në dhomë ka pasur një distorsio art T/C dex (përdredhje të nyjës së poshtme të këmbës) e cila po ashtu është trajtuar nga ortopedi”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se i burgosuri që vdiç ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vjedhje e rëndë dhe po e mbante dënimin  ne pavijonin me tretman të avancuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori