LAJMI I FUNDIT:

Vdes një i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vite për vrasje të rëndë

Vdes një i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vite për vrasje të rëndë
Foto: Ilustrim

Një i burgosur 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës.

84-vjeçari ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Florent Gashi.

“Sot në orën 10:50 në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur në Burgun Dubravës. I njëjti ishte i dënuar me 11 vite burg për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë’”, tregoi Gashi.

Ndërkaq, në njoftimin për media bëhet e ditur se i burgosuri ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut tërë kohën si pasojë e sëmundjeve të rënda kronike të zemrës, mushkërive, sëmundjeve neurologjike, të prostatës, fytit, si dhe pamjaftueshmërisë së veshkave, sëmundje këto me të cilat ka ardhur në burg në fillim të vitit 2018.

“Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, gjendja e tij ka qenë duke u përkeqësuar në vazhdimësi, ndërsa sot para se të nisej për hemodializë, gjendja e tij nuk ka qenë stabile, me urdhëresë të mjekut kujdestar, me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal  të Pejës, nën përcjellje të stafit mjekësor dhe me autoambulancë”.

“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit në burg, gjatë transportit e edhe në Spitalin Rajonal në Pejë, i burgosuri ka ndërruar jetë.

I njëjti është njëri ndër rastet për të cilët është kërkuar ndërprerja e dënimit për shkaqe shëndetësore, por nuk është aprovuar kjo kërkesë.

Gjatë kësaj periudhe është vaksinuar me të dy vaksinat antiCOVID-19.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori