Një 63 vjeçar ka humbur jetën sot në Gjakovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.


Elezaj tha se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.

"Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 08:45.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor", tha Elezaj.

Ai shtoi se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/