Sot rreth orës 09:20 në rrugën “Ilaz Kodra” në Prizren, një qytetar rreth 60-vjeçar me inicialet T.Q. ka ndërruar jetë në një kafeteri, ku po qëndronte bashkë me vëllain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore papritur, ndërsa të pranishmit kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.


Ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tentuar të ofrojë ndihmë mjekësore, por përkundër përpjekjeve, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij në vend.

Sipas deklaratave të familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme të mëhershme shëndetësore.

Njësitë relevante të Policisë janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në proces. /Telegrafi/