LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 10 vjeçar në ujërat e Drinit të Bardhë

Vdes një 10 vjeçar në ujërat e Drinit të Bardhë

Një fëmijë nga fshati Kramovik është gjetur i vdekur sot në ujërat e Drinit të Bardhë.

Rastin e ka bërë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.


“Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku. Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve. Pusho në paqe, Odise”, ka shkruar Latifi.