LAJMI I FUNDIT:

Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur, SHKK njofton se i njëjti dyshohet se pati sulm në zemër

Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur, SHKK njofton se i njëjti dyshohet se pati sulm në zemër

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Pejës.

65 vjeçari me inicialet R.M ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:40, i njëjti nga fillimi i mbajtjes së dënimit ishte pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore.


“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës  duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK shton se përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosuri nuk arriti të mbijetoj sulmit.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori