“Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë”, ishte porosia e fundit publike e gazetarit Ganimet Klaiqi pak orë para se të jepte frymën e fundit.
Gazetari shumëvjeçar i “Kohës Ditore”, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai nuk mundi ta mundte sëmundjen e rëndë të kancerit.
Klaiqi kishte lënë gazetarinë dy vjet më parë për t’ju përkushtuar jetës akademike. Megjithatë, vazhdonte të jetonte e frymonte si gazetar.
I tillë ishte mesazhi i tij i fundit i dhënë të dielën pasdite në “Facebook”, shoqëruar me disa fotografi që tregonin gjendjen e tij të rëndë, por i rrethuar nga familja.
“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur, vëllezër e motra, që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim”, shkruante ai.
“Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje, për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra liria e shprehjes ishte dhe mbeti bosht i demokracisë. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë. Ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam”, ishte porosia e tij e fundi. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagojnë të alarmuara komunitetet fetare
Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen
Gazetarja Jakupi flet për profesionalizmin e mediave dikur dhe sot, thotë se ka mungesë të aplikimeve për punësim të gazetarëve të rinj nga komunitetet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251