LAJMI I FUNDIT:

Vdes alpinist 35 vjeçar në Matkë

Vdes alpinist 35 vjeçar në Matkë

Alpinisti 35 vjeçar, I.M. nga Shkupi, ndërroi jetë sot në mëngjes pas rënies nga shkëmbinjtë në afërsi të hidrocentralit Matka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sigurimi i pendës Matka e ka vërejtur alpinistin që ka rënë nga një lartësi e madhe gjatë ngjitjes në shkëmbinj.


Aplinisti është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, i është dhënë ndihma e parë, por rreth orës 11:45 ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga rënia./Telegrafi/