93 helmeta që simbolizojnë 93 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e punës janë vendosur në rrethojat e objektit të qeverisë në shenjë proteste, për gjendjen të cilën organizatorët e protestës e kanë krahasuar me luftën.

Protesta ka filluar në sheshin "Zahir Pajaziti" me ç'rast protestuesit kanë marrë nga një helmet dhe më pas kanë vazhduar për te objekti i qeverisë.

Sipas organizatorëve, nëse qeveria i heq këto helmeta nga rrethojat e objektit, atëherë ata janë bashkëfajtorë.

a1

Organizatori i protestës, Kushtrim Mehmeti, sistuatën e punëtorëve e ka quajtur “gjendje lufte”.

03

Kjo sepse, sipas tij, vdekja e dy personave për çdo muaj është tregues i një gjendje jonormale për të cilën dikush duhet të japë përgjegjësi.

lexo po astu

04 1

Mehmeti, po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të ndalen me këtë protestë por, nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, mund të ketë tjera reagime. /KP /Telegrafi/