Një influencuese vegane thuhet se ka vdekur nga uria pasi për një dekadë ka ngrënë vetëm fruta dhe perime.

Me origjinë nga Rusia, Zhanna Samsonova - e njohur si “Zhanna D'Art” në mediat sociale – ka promovuar në Instagram përfitimet e një diete vegane me 10 mijë ndjekësit e saj, transmeton Telegrafi.


Nëna e saj tha se Samsonova vdiq nga një "infeksion i ngjashëm me kolerën" që u përkeqësua nga dieta e saj kufizuese.

Ajo foli për një gazetë ruse pas vdekjes së vajzës së saj 39-vjeçare në Malajzi, më 21 korrik.

Shkaku zyrtar i vdekjes së influencues nuk është bërë zyrtar, por miqtë e saj kishin shprehur shqetësime për stilin e saj ekstrem të veganizmit në mediat lokale.

"Uria e zonjës Samsonova po bënte që ajo të shkrihej para syve tanë, por ajo besonte se gjithçka ishte në rregull”, tha një mik i saj.

"Vetëm sytë e saj, sytë e gëzuar dhe flokët e mrekullueshëm kompensuan pamjen e tmerrshme të një trupi të torturuar nga idiotësia. Më fal nëse tingëllon e ashpër".

Gruaja ishte një vegane e ushqyer me ushqime të papërpunuara. /Telegrafi/