LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 4 vjeçares nga Gjakova, Vitia kërkon hetim të detajuar: Të merren masa kushdo që është përgjegjës në sistemin shëndetësor

Vdekja e 4 vjeçares nga Gjakova, Vitia kërkon hetim të detajuar: Të merren masa kushdo që është përgjegjës në sistemin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar në lidhje me vdekjen e 4 vjeçares nga Gjakova, duke kërkuar hetim të detajuar të këtij rasti.

Vitia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se cilido që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa pa vonesa.


ShSKUK për rastin e 4 vjeçares nga Gjakova: U soll në gjendje të rëndë, kishte infeksion akut në shkallë të lartë
Lexo po ashtu ShSKUK për rastin e 4 vjeçares nga Gjakova: U soll në gjendje të rëndë, kishte infeksion akut në shkallë të lartë

“Humbja e jetës së vajzës katër vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë. I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ndryshe, një 4 vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori