LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të bie shitja e makinave në Kinë

Vazhdon të bie shitja e makinave në Kinë

Shitjet e makinave në Kinë ranë për të dytin muaj në korrik, pasi zbritjet dhe masat mbështetëse të qeverisë nuk ia dolën të bindin konsumatorët e kujdesshëm drejt blerjes së makinave, në një periudhë të ekonomisë në krizë dhe rënies së zgjatur të tregut të pasurive të paluajtshme.

Shtëpitë automobilistike janë të shqetësuara prej ngadalësimit të kërkesës, duke qenë se ekonomia e dytë globale nuk po mundet të rimëkëmbet pas pandemisë COVID-19.


Shitjet e makinave ishin 1.79 milionë njësi në korrik, në rënie prej 2.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke shënuar tkurrjen e dytë me radhë pas rënies prej 2.9 për qind të regjistruar në qershor.

Tesla, e cila po përgatit fabrikën e saj në Shangai për modelin e ri Model 3, eksportoi 32,862 makina të prodhuara në Kinë në korrik.

Uljet e çmimeve të shkaktuara nga Tesla në fillim të vitit kanë përfshirë mbi 40 marka në Kinë dhe kanë treguar pak shenja lehtësimi, me General Motors dhe Volkswagen që i janë bashkuar një raundi të ri uljesh në korrik.

Edhe automjetet e reja me energji (NEV), të cilat kanë mbështetur rritjen e shitjeve të makinave në Kinë, po humbasin terren. /Telegrafi/