LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon suksesi i filmit “Pa Vend” të Samir Karahodës – nominohet në “European Short Film 2021”

Vazhdon suksesi i filmit “Pa Vend” të Samir Karahodës – nominohet në “European Short Film 2021”
Foto: Facebook

Në edicionin e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit që do të mbahet më 11 dhjetor, Akademia Evropiane e Filmit ka shpallur me krenari nominimet për kategorinë e çmimeve “EUROPEAN SHORT FILM 2021”.

Në mesin e pesë filmave të nominuar në kategori është përzgjedhur edhe “Pa Vend” i regjisorit Samir Karahoda.

Filmat e tjerë të nominuar janë: “Bella”, “Easter Eggs”, “In Flow Of Word” dhe “My Uncle Tudor”.


Programi i filmit të shkurtër organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit në bashkëpunim me një sërë festivalesh filmi në të gjithë Evropën.

Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur prezanton një nga filmat e shkurtër evropianë në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmit të shkurtër të Çmimeve të Filmit Evropian.

Të gjitha lajmet nga Samir Karahoda
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samir Karahoda

Tani, më shumë se 4,100 anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit – profesionistë të filmit nga e gjithë Evropa – do të votojnë për fituesin e përgjithshëm që do të prezantohet në ceremoninë e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit.

Foto: Facebook

Filmi “Pa vend” i regjisorit nga Prizreni u përzgjodh në mesin e 10 filmave të shkurtë që garuan për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Kalo në kategori