Mesfushori shqiptar Elvis Rexhbeçaj po shkëlqen këtë sezon me Kolnin në Bundesligë.

Futbollistit që u huazua nga Wolfsburgu, shënoi dy gola në ndeshjen e sotme ndaj Borussia Moenchegladbach, ndeshje që u mbyll 2-1.


Edhe pse pozicioni i tij është mesfushor fundor, Rexhbeçaj ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm te Kolni.

Në 22 ndeshje të këtij edicioni, ai ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Ai ka nënshtetësi kosovare dhe gjermane. FFK i ka ofruar mundësinë për të luajtur me “Dardanët”, por  Rexhbeçaj ende nuk ka vendosur se ku do të luajë. /Telegrafi/

telegrafi sport app