LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon seanca me fjalët përfundimtare të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit

Vazhdon seanca me fjalët përfundimtare të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, me fjalët përfundimtare të të akuzuarve.

Në seancën e kaluar fjalët përfundimtare i thanë të akuzuarit Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durllovski, Mlladen Dodevski dhe Jane Çento, të cilët ngarkohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pepiq tha se nuk ka qenë pjesë e asnjë shoqërimi kriminel, por në Kuvend ka qenë si skaut. Ndërsa i akuzuari Alimi tha se gjithçka që ka bërë më 27 prill, ka qenë me dije të eprorëve të tij. Ai tha se çelësat e dyerve të Kuvendit ia ka dhënë Goran Gjoshevskit-Levi, pasi nuk e ka ditur për çfarë i kërkon.


Ndërsa i akuzuari Durllovski tha se nuk ka mbajtur fjalime nxitëse, por vetëm e ka kënduar himnin.

Ndryshe, procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori