LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon lufta mes PSG dhe Bayern për Sanchezin

Vazhdon lufta mes PSG dhe Bayern për Sanchezin

PSG dhe Bayern Munich janë futur në një garë të ashpër për t’i siguruara shërbimet e sulmuesit kilian të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Le Parisien shkruan se Bayern janë favorit, por kjo nuk do të thotë francezët janë dorëzuar.

Arsenali që ka paguar para tri viteve 38 milionë euro, nuk do ta lirojë lojtarin për një shumë më të vogël se 40 deri në 50 milionë.


Por këto shuma nuk e frikësojnë PSG-në, që po kërkojnë të bëjnë një ofertë edhe më të madhe.

Por francezë edhe përkundër pagesave të mëdha mbeten pas Bayern dhe Manchester Cityt në dëshirat e lojtarit./Telegrafi/