LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin “Kumanova” (Video)

Vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin “Kumanova” (Video)

Procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës ka vazhduar nën hijen e keqtrajtimit të serishëm të pjesëtarëve të grupit. Enver Hoxha Klain, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifi, kanë qenë viktimat e radhët të pjesëtarëve të njësiteve speciale rrugës për në gjykatë. Pos keqtrajtimit fizik, të akuzuarit Elham Arifi, policët i kanë thënë gjithashtu se gjykata do ta dënoj me 16 vjet burg, njofton Alsat M.

Avokatja Artene Ademi kërkoi nga prokuroria të ndërmerr masa dhe të shqyrtojë ankesat e të paraburgosurve.

“Gjatë transportit ushtrohet dhunë permanente dhunë maltretime që zakonisht gjykata kërkon që të dëshmojmë a ka shenja por ata janë dhunë permanente fizike, psikike ofendime dhe zakonisht zgjatë një orë”, tha Artene Ademi, avokate.


Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska kërkoi nga të keqtrajtuarit që pasi të kthehen të burg të marrin një raport nga mjeku burgut për të konstatuar pretendimet e tyre për keqtrajtim nga ana e policisë speciale.

Gjatë seancës së sotme janë shpalosur dëshmitë materiale, gjegjësisht armatimi i zënë në Gushincë, ku në videot dhe fotot e prezantuara shihej edhe i akuzuari Sulejman Osmani duke u treguar pjesëtarëve të policisë ku është fshehur armatimi i grupit të Kumanovës në rrethin të fshatit Malinë. Por, Osmani i cili kishte ikur policisë dhe më pas ishte ekstraduar nga Kosova sipas avokatit Naser Raufi nuk do të bashkohet lëndës për shkak të kohës.

“Sulejmani nuk i bashkëngjitet në këtij grupi pasi arsyeja sipas gjykatës është intervali kohor për shkak se duhet provat të përsëriten në rast se bashkohet. Kjo lëndë do të ndahet për Suljemanin por unë si avokat i Sulejmanit do të kërkoj që të bashkëngjitet në këtë grup”, u shpreh Naser Raufi, avokat.

Seanca e radhës me prezantimin e dëshmive nga ana e prokurorisë është caktuar me 6 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Lajme
Kalo në kategori