LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare: – Zv/ministri viziton Shqipërinë me dy vetura (Foto/Video)

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare: – Zv/ministri viziton Shqipërinë me dy vetura (Foto/Video)

Keqpërdorimi i veturave zyrtare është një dukuri që ndodh tash e një kohë të gjatë.

Janë të shpeshta raste kur me vetura të shtetit shkohet në pushime, ahengje familjare apo edhe në ndonjë ngjarje tjetër që s’ka të bëj me punën.

Edhe pse është fundjavë, Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Qazim Rrahmani ka vendosur të vizitojë Shqipërinë.

Ai është parë të shtunën mbrëma rreth orës 22:00, në Rrugën e Kombit.

Përmes fotografive të siguruara nga Telegrafi, mësohet se përveç veturës të zëvendësministrit Qazim Rrahmani, me targa: 3Z 189 16, është parë prapa saj edhe një tjetër veturë zyrtare me targa 3Z 173 18.

Konfirmohet aktakuza ndaj ish-zëvendësministrit të MPMS-së, akuzohet se keqpërdori mbi 12 mijë euro
Lexo po ashtu Konfirmohet aktakuza ndaj ish-zëvendësministrit të MPMS-së, akuzohet se keqpërdori mbi 12 mijë euro

Të dy veturat ia kishin mësyrë Shqipërisë.

Zëvendësministrit Qazim Rrahmani, siç duket i pëlqejnë jashtë mase shëtitjet. Pasi ai, në raportin 100 ditësh dërguar Haradinajt muajin e kaluar, kishte shkruar se ka vizituar disa nga qytetet e Kosovës.

“Kam zhvilluar një turne për të vizituar dhe takuar disa nga kryetarët e komunave…kam vizituar Ferizajn, Shtimen, Lipjanin, Obiliqin, Pejën, Fushë-Kosovën dhe Podujevën”, ka thënë ai./Telegrafi.