Një pasim të bukur të Paul Pogbas e priti Arturo Vidal për ta kompletuar me golin e parë (14’).

Mesfushori kilian realizoi edhe golin e dytë personal (27’), kësaj radhe asistoi Leonardo Bonucci.


Miroslav Klose i ktheu mysafirët në lojë duke ngushtuar rezultatin (28’) që pas 45 minutash ishte 2-1.

Në fraksionin e parë luajti mirë mesfushori shqiptar, Lorik Cana, i cili veç angazhimeve në mbrojtje ishte i rrezikshëm edhe në sulm.

Fillimi i pjesës së dytë ishte fatal për Biancocelestët. Mirko Vucinic i dha fund dilemës për fituesin pas një tjetër asistimi të bukur të Bonuccit (49’).

Edhe më keq për kryeqytetasit u bë kur Hernanes u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (63’).

Pak minuta pasi e goditi shtyllën, Carlos Tevez realizoi edhe golin e katërt të Bianconerëve (80’). Asistimi ishte i Vidal.

Juventusi ka gjashtë pikë pas dy xhirosh, aq sa ka edhe Napoli. /Telegrafi/